Lajme

Në pak minuta shi, përmbytet Lezha

03/10/2023 22:34
nga:Y I

Reshjet e shiut këtë të premte, bënë që blloku “11 janari” në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës të kishte prani uji në brendësi të saj.

Niveli u rrit menjëherë sapo nisën shirat e shumtë.

Kjo situatë është e vazhdueshme prej vitesh në këtë lagje, por zgjidhja nuk ka ardhur ende.