Showtime

Në Oscars u fol edhe për luftën në Gaza

03/11/2024 12:11
nga:N K

Billie Eilish, vëllai i saj Finneas O’Connell dhe Mark Ruffalo ishin disa prej të famshmëve që ecën në tapetin e kuq mbrëmë me karfica të kuqe.

Ata thanë se karfica simbolizon “mbështetje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e të gjitha pengjeve dhe dërgimin urgjent të ndihmave humanitare në Gaza”.

Poashtu, Avi Arad, një producent filmi izraelito-amerikan dhe shef ekzekutiv i Marvel Entertainment, mbante një fjongo të verdhë, e cila tregon solidaritet me pengjet që janë mbajtur rob në Gaza nga Hamasi që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.