Lajme

Në ora 15: 00 takimi Bislimi-Petkoviq me ndërmjetësimin e BE-së

12/17/2024 14:43
nga:N K

Ora 15:00 pritet të shënojë nisjen e takimit mes kryenegociatorëve nga Kosova e Serbia, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e BE-së.

Ky takim trelateral BE-Kosovë-Serbi po mbahet pas gati rreth dy muajsh nga ai i fundit që kishin kryenegociatorët në tetor e që kishte përfunduan pa rezultate.

Bashkimi Evropian ditë më parë, kishte konfirmuar pjesëmarrjen e të dyja palëve duke thënë se dhe se aty do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan herën e fundit në tetor, ku nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit./rtk/