Lajme

Në ora 10 të mbrëmjes Abdixhiku pritet nga një numër i madh i qytetarëve në Siboc të Podujevës: E jashtëzakonshme

01/30/2025 22:57
nga:Sh R

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit me plot entuziazëm edhe në fshatin Sibovc të Podujevës

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar simpatizantët për përkrahjen “e jashtëzakonshme.”

“Ora 22:00. Dhe kështu u pritëm edhe në fshatin Sibovc të Podujevës! E jashtëzakonshme! 🔥

Fitore; asgjë më pak!

LDK në këmbë. LDK dhe populli janë një!

Llap, të faleminderit, që na pret kështu gjithnjë!” – tha ai.