Showtime

Në një lidhje tjetër?! U pyet si ndihet pas ndarjes nga Tea, Bearti jep përgjigjen që s’pritej!

04/16/2021 15:10
nga:G C

Ndarja e çiftit Tea-Beart, vazhdon të komentohet shumë në mediet rozë.

Qysh nga ndarja, dyshja janë shumë aktiv në rrjetet sociale duke u bërë edhe më të afërt me ndjekësit e tyre, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, Bearti ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram dhe u pyet se është apo jo në një romancë tjetër.

“Jo” u përgjigj ai, teksa më vonë u shpreh se aktualisht ndihet në paqe, ndërsa më pas ka shpërndarë një shprehje ku thuhet: “Ti je një person i rrezikshëm nëse i kalon problemet i vetëm dhe kthehesh më mirë se më parë”./GazetaBlic/