Lojtari më i mirë në edicionin e fundit të Serisë A, Rafael Leao zgjoi lakminë e disa prej skuadrave kryesore të futbollit evropian.
Për të mos humbur avantazh, Milani filloi me nxitim negociatat për rinovimin e kontratës së sulmuesit 23-vjeçar, e cila aktualisht është në fuqi deri në vitin 2024, përcjell GazetaBlic Sport.
Dhe pas shumë përparimeve dhe pengesave, të dyja palët duket se kanë arritur një marrëveshje. Sipas Gazzetta dello Sport, Rafael Leao kërkoi 6 milionë euro në vit dhe kampioni në fuqi i Italisë është i gatshëm të pranojë kërkesën, në mënyrë që të nënshkruajë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
I formuar në Sporting, Rafael Leão mbërriti te Milani në vitin 2019, pas një periudhe në Lille. Në total ka 27 gola dhe 20 asistime në 115 ndeshje për skuadrën italiane.
/GazetaBlic Sport/


