Cool

Në mungesë të vaksinave, prishtinasi krijon një filter në Instagram dhe bëhet viral

05/07/2021 12:27
nga:G C

Të shumtë kanë qenë filterat e krijuar gjatë pandemisë së coronavirusit në mediat e ndryshme sociale.

Mirëpo, së fundmi një fiter u krijua edhe nga shqiptari nga Kosova, Dardan Ibrahimi, i cili njihet në Instagram me emrin @sabri_fejzullahu.

Ai këtë filter e ka quajtur ‘fake vaccine’, i cili posa të ngarkoni një fotografi tuajën, iu vendos duart e një shërbyesi mjekësor duke iu dhënë vaksinën.

Me të krijuar këtë filter, ai u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë nga qytetarët të shumtë në Kosovë, të cilët krijuan edhe shaka të ndryshme me përshkrimet e tyre..