Lajme

Në mungesë të koourumit dështon mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

04/08/2024 11:44
nga:G C

Në mungesë të koourumit ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në këtë mbledhje në rend dite ishte paraparë që të shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe një sërë projektligjesh të tjera.

Kryetari i Komisionit Bekë Berisha dhe nënkryetari Enver Dugolli, kanë lëshuar sallën deri sa po prisnin që të bëhej koourumi për të vazhduar mbledhjen.