Lajme

Në mungesë kuorumi, nuk kalon Raporti Vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020

11/22/2021 15:10
nga:Gazeta Blic

Raporti Vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, nuk kaloi në seancën e sotme të Kuvendit pasiqë nuk pati kuorum. Në votim morën pjesë vetëm 50 deputetë, duke mos u krijuar kuorumi i nevojshëm për kalimin e pikës.

Kurse zëvendëskryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Mërgim Lushtaku, kërkoi mosmiratimin e Raporti Vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020.

“Komisionit për Administratën Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e mbajtur më 20.04.2021 nuk ka miratuar raportin me kërkesë që raporti të plotësohet nga KPM-ja me vërejtjet e anëtarëve të komisionit. Komisioni në mbledhjen e mbajtur më 12.05.2021 rishqyrtoi Raportin Vjetor të Komisionit të Pavarur për Media me plotësimet shtesë dhe vlerësoi se i njëjti nuk i përmbushë obligimet ligjore për raportim dhe Kuvendit i rekomandon mosmiratimin e tij.” tha Lushtaku.

Armend Muja nga Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, gjithashtu tha se edhe nga ky komision rekomandojnë që të mos miratohet raporti, sepse sipas tij, nuk i përmbushë obligimet ligjore për raportim.