Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mungesës së kuorumit.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe dy anëtarët e tjerë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.
Radoniqi ka bërë të ditur se mos prezenca e tyre nuk lidhet me vendimin e fundit te PZAP-së për anulimin e vendimit të moscertifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“3 anëtarët kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në takim për shkak të disa obligimeve, kurse të tjerët kanë deklaruar se nuk e kanë marrë ftesën. Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e PZAP”, ka thënë Radoniqi.