Lajme

Në mungesë kourumi, dështon mbledhja e Kryesisë

07/10/2023 10:59
nga:N M

Në mungesë të kourumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta.

Ka shtuar se janë mobilizuar që t’i kenë numrat për votimin e projektligjeve.

Sipas saj opozita duhet t’i tregojë arsyet e mospjesmarrjes nëpër mbledhje.

“Për neve është e papranueshme, marrë parasysh se kemi ligje që presin për votim e që janë me rëndësi për jetën e qytetarëve”, ka thënë ajo.

PDK: Nuk votojmë asnjë ligj në Kuvend, vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme