Lajme

Në Montebelluno Nusret Pllana kujton gjenocidin që e kanë pasur shqiptarët gjatë viteve ‘90-ta

03/19/2022 10:29
nga:Gazeta Blic

“Një qortim fuqive të botës, mbroni popujt e brishtë”.

Në ambientet e Bibliotekës së Montebellunos është mbajtur paraqitja e librit të Prof. Nusret Pllanës Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët, që e ka promovuar Shoqata kulturore shqiptare dhe kosovare Zëri i Atdheut, të Montebellunos, e udhëhequr nga Isuf Zenelaj, me pjesëmarrje të bashkësisë shqiptare dhe kosovare, të integruar me dekada të ndryshme në rrethin e Venetos.

Mbrëmjen e ka hapur avokatja Barbara Baretto Vogliano me përshëndetje të administratës komunale, që është e lidhur në veçanti me shqiptarët montebellunezë dhe me historinë e Ballkanit, duke përkujtuar historinë e rezistencës së qëndresës së etnive të cilat kanë kundërshtuar Serbinë me zhvillime të tmerrshme që mund të shkaktojnë këto luftëra, ndërsa përkthyes nga italishtja ishte Dr. Dom Lush Gjergji.

“Prof. Pllana – komenton Barbara Beratto Vogliano – ligjërues i Universitetit të Prishtinës, ka dokumentuar me çelës të vërtetësisë dhe saktësisë së plotë pushtimin e Serbisë, të cilin e ka përjetuar edhe ai personalisht gjatë viteve ’86 – ’99, të kulmuar me rrethim dy mujor, që ka përjetuar popullata shqiptare që përbënë 96%, të përjashtuar nga shtëpitë dhe tokat e tyre”.

“Një gjenocid, vazhdoi avokatja montebelluneze, kundër një populli të tërë afro 2 milion njerëz, me mijëra të vrarë, të zhdukur dhe të burgosur.

Një popull që bartë në vete plagë që i ka përshkruar mirë në librin e tij Prof. Pllana, si qortim fuqive të mëdha që t’i mbrojnë popujt e brishtë dhe në vështirësi.

Mendimi është për atë çka po ndodhë në Ukrainën e afërt, në shenjë të solidaritetit nga ana e pjesëmarrësve.”