Teutë Rrusta nga PSD ka publikuar një video të shkëputur nga një intervistë e kryenegociatorit të dialogut, Besnik Bislimi, i cili thoshte se nëse Kosova vendos për formimin e Asociacionit, qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive, ai do të tërhiqet nga dialogu, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se për 1 vit e ushqyen opinionin duke dhënë garancion që nuk mund të ketë Asociacion.
Postimi i saj i plotë:
A është Besnik Bislimi (që na folka në vetën e tretë për vetën e tij) më në dialog? 1 vit rresht ushqyen opinionin duke dhënë garancion që nuk mund të ketë Asociacion. Tash s’jemi që e mbajmë as për fjale, as për premtimi. Në fund të ditës ky është vetëm shërbyes.


