Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë muajit korrik, në rajonin e Mitrovicës janë realizuar 188 urdhëresa te Gjykatës, raporton Gazeta Blic.
Përveç angazhimeve tjera parandaluese e operative, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, me sukses po vazhdon së realizuari angazhimi operativ në zbatim të urdhëresave të Gjykatës
Njoftimi i plotë:
Policia në rajonin e Mitrovicës, gjatë muajit korrik realizon 188 urdhëresa te Gjykatës
Mitrovicë , 04 gusht 2023
Përveç angazhimeve tjera parandaluese e operative, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, me sukses po vazhdon së realizuari angazhimi operativ në zbatim të urdhëresave të Gjykatës
Në përputhje me mandatin dhe detyrimet ligjore në zbatim dhe realizim të urdhëresave, njësitet policore gjatë muajit korrik 2023, në rajonin e Mitrovicës së Jugut, kanë realizuar 188 urdhëresa me mandat arresti dhe specifika tjera të personave për vepra të ndryshme penale.Për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, ndër prioritetet me angazhime operative vazhdon të mbetet edhe realizimi i urdhëresave të Gjykatave.


