Lajme

Në mesin e tyre edhe Serbia – cilave vende Trump ua vendosi tarifat më të larta?

5 ditë më parë
nga:Sh R

Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi tarifat për një numër vendesh të mëdha gjatë fjalimit të tij të mërkurën, por lista e plotë u publikua pak më vonë nga Shtëpia e Bardhë.

Ja cilat janë vendet me tarifat më të larta të shpallura, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e këtij grupi shtetesh – Vietnami ka deri tani ekonominë më të madhe me një GDP vjetore prej rreth 430 miliardë dollarësh – dhe është i vetmi në mesin e 50 ekonomive më të mëdha në botë.

Në krahasim, Ishujt Falkland, pavarësisht se janë një territor britanik përtej detit dhe jo një shtet, kanë një GDP prej rreth 370 milion dollarë – mbi 75,000 herë më të vogël se GDP-ja e Shteteve të Bashkuara.

Në mesin e këtyre shteteve është edhe vendi ballkanik, Serbia, e cila është tarifuar me 38% nga Shtëpia e Bardhë.