Policia e Kosovës bashkë me prokurorinë kanë kryer një aksion për rastin “Brezovica” e i cili ka rezultuar me arrestimi ne disa personave ish zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe disa pronarëve të kompanive ndërtimore.
Gazeta Blic nga burimet në policinë e Kosovës ka kuptuar se në mesin e të arrestuarve është edhe Ilir Morina, ish kryeshef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
Sot janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë.
Prokuroria ka njoftuar se janë arrestuar shtatë persona.
“Tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.Aksioni kishte vazhduar edhe në janar të këtij viti me ç’rast kishte rezultuar me arrestimin e shtatë personave.
Të arrestuarit dyshohen kryesisht për veprat penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie të ryshfetit, ushtrim ndikimi etj.