7 plumba janë zbrazur ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj i cili u vra në lokalin e tij në pedonale të Shëngjinit mesditën e sotme nga dy autorë.
Njëri prej autorëve i maskuar si polic, me skafandër motori në kokë dhe maskë anti-COVID është futur në lokalin e biznesmenit dhe ka shkuar pranë tavolinës ku ai ishte ulur.
Ndaj tij ka drejtuar pistoletën me silenciator dhe i ka zbrazur 7 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


