Avokati Besnik Berisha ka denoncuar një mbindërtim pa leje në Prishtinë, më konkretisht në sheshin “Nënë Tereza”.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se mbindërtimin e kishte denoncuar edhe para disa vitesh, por se sipas tij, Komuna e Prishtinës ka negociuar me “uzurpatorin”.
Sot, ai ka thënë se ka nisur ndërtimi mbi një mbindërtim të paligjshëm.
“E megjithatë, përkundër denoncimeve publike dhe institucionale, pushtetarët e Komunës së Prishtinës kanë zgjedhur të negociojnë me uzurpatorin, e jo të mbrojnë pronën publike dhe qytetarët.
Pas këtyre “negociatave”, kush e di me çfarë kosto, sot paska nisur ndërtimi mbi një mbindërtim të paligjshëm, në mes të ditës, në sy të inspektorëve që paguhen për ta ndalur këtë. Heshtja e tyre flet. Kompromisi i tyre është i dëmshëm.
Film i keq. Dështim institucional. Zhbërje e ligjit. Nuk ka si quhet ndryshe” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:


