Lajme

Në Merdar gjendet një armë e fshehur në autobusin vendor të linjës Itali-Kosovë

12/20/2023 16:41
nga:G B

Në pikë kalimin kufitar në Merdar, në hyrje të Kosovës, një ekip i përbashkët i zyrtarëve policorë kufitarë dhe zyrtarëve doganor gjatë kontrollit të një autobusi të një kompanie vendore që kryente shërbimin ndërkombëtar Itali-Kosovë, kanë gjetur një armë të fshehur në një valixhe udhëtarësh.

Pas zbulimit të armës, zyrtarët kanë sekuestruar atë dhe kanë filluar procedurat ligjore.

“Më datën 20.12.2023 në ora 09:05 në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarë policorë kufitar së bashku me zyrtarët doganor gjatë kontrollimit në bagazhin e autobusit të një kompanie vendore, i linjës ndërkombëtare Itali-Kosovë, me vozitës m/k dhe ndihmës vozitës m/k kanë gjetur një armë (revole me gas), e cila kishte qenë e fshehur në një valixhe udhëtarësh”, thuhet në njoftim.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti është iniciuar si “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

“Arma e gjetur është sekuestruar, me autorizim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, ka njoftuar tutje Policia e Kosovës.