Showtime

Në mediet sociale u përfol si diçka “e dyshimtë”, BBVK publikon pamjet kur Getinjo i jep shkrepësen Stresit

12/23/2022 08:11
nga:Y I

Një video e nxjerrë nga hapësirat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku shihet Getinjo, i cili derisa është duke marrë pica për të ngrënë, i jep një shkrepës Stresit tanimë është bërë virale në mediet rozë dhe rrjetet sociale.

Në mediat sociale është përfolur se në vend të shkrepëse, kishte diçka tjetër që u cilësua si “e dyshimtë”.

Por, produksioni i BBVK ka publikuar pamjet origjinale, ku vihet re fare lehtë së bëhet fjalë për një shkrepës me ngjyrë të gjelbër.