Sporti

Në mbledhjen e sotme UEFA paralajmëroi Dinamon dhe AEK-un: “Nëse ndizet veç një mjet piroteknik do ketë dënime të mëdha”

08/15/2023 12:36
nga:L J

Dinamo Zagreb dhe AEK do të luajnë në orën 20:00 ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Champions League. Përfaqësuesit e UEFA-s zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Dinamos dhe AEK-ut përpara ndeshjes në Maksimir dhe u dërguan një paralajmërim të ashpër klubeve. UEFA u theksoi të pranishmëve se sytë e gjithë botës janë përqendruar në këto ndeshje dhe për arsye krejtësisht të gabuara.

“Nëse ka një person pa biletë në stadium, nëse ndizet një pyro, nëse bie një fishekzjarr apo nëse ka ndonjë sjellje të keqe në fushë ose jashtë saj, gjithçka do të regjistrohet dhe do të pasojë dënimi i duhur”, iu tha UEFA Dinamos dhe AEK-ut, raporton gazeta greke Newsbomb. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për ndeshjen e kthimit në Athinë, e cila do të luhet të shtunën.

Ndeshja e parë do të zhvillohej javën e kaluar, por tragjedia e paprecedentë dhe vdekja e një tifozi të AEK-ut e detyruan UEFA-n të shtyjë ndeshjen në Greqi për të shtunën më 19 gusht, me fillimin në orën 20:45.

/GazetaBlic Sport