Lajme

Në margjinat e takimit botëror në Davos, sot flitet edhe për situatën në Kosovë

01/17/2024 09:28
nga:Y I

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos sot temë do të jetë situata në Kosovë. Ndërmjetësi evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet ndaras me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosoves, Albin Kurti.

Presidenti Vuçiq, i cili dje pati një sërë takimesh bilaterale në Davos , tha se njoftimi nga Kosova për anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore i vë në pikëpyetje të gjitha proceset.

Në Davos, liderët do të diskutojnë temën e rikthimit të besimit në sistemin global, ndërsa më vonë gjatë ditës do të mbahet një seancë me temën e Ballkanit Perëndimor.

Në ditën e parë të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, temat kryesore ishin luftërat në Gaza dhe Ukrainë.

Në forum folën ndër të tjera Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, kryeministri kinez Li Zhang, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.