Lajme

Në Maqedoni të Veriut pritet të bëhet transplantimi i katërt i zemrës

06/11/2021 07:14
nga:M K

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe bëri të ditur se kanë nisur përgatitjet për transplantimin e katërt të zemrës.

“Fillojmë me përgatitjet për transplantimin e katërt të zemrës. Ekipi është i përgatitur dhe i motivuar si gjithmonë”, shkruan Filipçe.

Për herë të parë në Maqedoni transplantimi i zemrës ndodhi gjatë vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Mësoni parashikimin e motit për sot dhe nesër