Lajme

“Në luftë isha veç 8 vjeç”, Fahri Fazliu rrëfen si u dërgua në zyret e Eulex-it

04/17/2024 16:02
nga:Y I

Mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale, Fahri Fazliu i është konfiskuar telefoni.

Lidhur me këtë rast ka reaguar vetë Fazliu përmes një postimi në Facebook ku ka rrëfyer si ndodhi ngjarja.

Ai tha se sot rreth orës 8 të mëngjesit, derisa po dërgonte djalin e tij në kopsht, disa persona i thane se janë nga Prokuroria Speciale dhe se me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës, do ia konfiskojnë telefonin personal.

Fazliu tutje tregoi se pas kësaj, u dërgua në zyret e Eulex-it në Fushë Kosovë.

Postimi i plotë: