Lajme

Në Loshkobare hajnat hyn me forcë në një shtëpi, vjedhin stoli ari dhe para

08/19/2024 12:27
nga:G B

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Ferizajit.

Sipas policisë, ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në fshatin Loshkobare, disa të panjohur i janë futur në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Polica e Kosovës thotë se rasti i cili dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23.00, është duke u hetuar nga njësitë relevante.