Në Walthamstow të Londrës është bërë hapja e shkollës shqipe “Iliri”, ka njoftuar ambasada e Kosovës në Londër.
Në hapjen e kësaj shkolle mori pjesë shefi i Misionit Vlorat Gashi, ku theksoi rëndësinë e shkollave shqipe në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u shpreh se përmes mësimit të gjuhës shqipe, ne ruajmë identitetin dhe kulturën tonë, duke e siguruar kështu lidhjen e brezave të rinj me trashëgiminë tonë, e cila është e ardhmja jonë.
Nga ana e saj, sipas njoftimit të ambasadës, themeluesja e shkollës, Djana Kociaj, falënderoi Ambasadën e Republikës së Kosovës për ndihmën e dhënë në furnizimin me libra, falë së cilës u mundësua që fëmijët e kësaj shkolle të fillojnë mësimin.