Lajme

Në Lipjan vendoset gurthemeli për lagjen e re të familjeve të dala nga lufta

10/09/2025 12:15
nga:Genita C

Në Komunën e Lipjanit është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një lagjeje të re banesore që do t’u ofrojë strehim familjeve të kategorive të dala nga lufta, raporton GazetaBlic.

Kryetari i komunës, Imri Ahmeti, tha se projekti synon të sigurojë kushte të denja dhe të qëndrueshme për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.

Lagjja do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 45,000 m² dhe do të përfshijë rreth 100 njësi banesore që do t’u jepen për shfrytëzim afatgjatë përfituesve.