Skuadra e FC Prishtinës ka humbur sot ndaj Trepçës 89′ në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës.
Prishtina ishte duke fituar 0-1, megjithatë, Trepça 89′ përmbysi rezultatin në pjesën e dytë në 2-1, pavarësisht se kjo fitore nuk ia mundësoi qëndrimin në elitë, pasi ata ranë nga Superliga, “sherri” i golit të Ferizajt ndaj Dukagjinit në minutat e fundit, ndeshje e mbyllur poashtu me rezultatin 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Tifozët e Prishtinës ishin shumë të nervozuar me këtë paraqitje të ekipit dhe komentet ishin negative në faqen e klubit, teksa e cilësojnë paraqitjen si: “Marre”.
“Në ligë t’katërt ju pafsha”, “marre”, “bojkot”, ishin disa nga komentet.
Ja disa nga komentet:





