Lajme

Në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, përurohet Dega e 4-të e LDK-së

03/21/2024 11:10
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë së mbrëmë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, kanë përuruar hapësirat e reja të Degës së 4-të në kryeqytet.

Abdixhiku në një postim në Facebook, ka shkruar se hapësirat e LDK-së nuk janë vetëm vendtakime statike strukturash, ato para së gjithash janë pikëtakime e pikë përfundime të ditëve me aktivitete.

Tutje, ai tha se këto hapësira janë dhe ftesa të hapura për qytetarët e Prishtinës, me të cilët sipas tij, dëshiron të komunikon më afër e më drejtë për pikëpamjet e tyre dhe për ‘Rrugën e Re’.

Ndryshe, kryetari i Degës së LDK-së, u shpreh krenar me punën e ekipit të Degës së 4-të në krye me Besianin si kryetar i kësaj dege.

“I lumtur dhe krenar me punën e ekipit të Degës së 4-të dhe Besianit si kryetar i saj. Kjo degë, së bashku me Degët 1 dhe 3, tashmë kanë hapësira të reja funksionale, duke vendosur kështu përkushtimin ndaj Lidhjes Demokratike, komunikimit qytetar e vet komunitetit kryeqytetas në rend të parë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë: