Lajme

Në kryeqytet fillojnë punimet për një rrugë me gjashtë korsi tek rruga “B”

08/05/2023 17:26
nga:Sh R

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një rruge me gjashtë korsi, trotuare dhe shteg për biçikleta.

Kjo rrugë do të ndërtohet tek rruga “B”.

“Punimet në Rrugën B, kanë filluar!
? Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A”, thuhet në njoftimin e komunës.

Postimi i plotë: