Lajme

Në Kosovë foshnja lind me antitrupa kundër COVID-19 nga nëna e vaksinuar

08/17/2021 21:38
nga:Y I

Gjinekologu i Spitalit Amerikan në Kosovë Dr. Goksu Goç ka treguar një rast mjaft interesant për lindjen e një foshnje me antitrupa kundër Covid-19.

Foshnja vetëm një ditëshe është testuar dhe ka rezultuar pozitive me Antitrupa kundër virusit Sars-Cov-2, pasi nëna e saj Gresa Elezi ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë.

“Cdo kush mund te vaksionohet, ju rekomandoj te gjithe shtatezenat te vaksionohen.. Sic e shihni edhe tek foshnjet e juaja do te prodhoje antitrupa, edhe ato do te jene te mbrojtura fale jush!”, ka shkruar gjinekologu Goç.

Në Kosovë është rekomanduar edhe më parë vaksinimi i grave shtatzëna dhe nënave gjidhënëse, pasi sipas mjekëve nuk ka asnjë efekt anësor tek fëmijët./Gazeta Shneta/