Lajme

Në kopertinën e New Yorker, shfaqin Zelenskyyn me flamurin ukrainas të kthyer nga Perëndimi

03/08/2022 09:10
nga:Donika Fetahu

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zgjedhur për kopertinën e numrit të fundit të revistës New Yorker.

Ilustrimi përshkruan Zelensky duke qëndruar i vetëm në një sfond shpërthimesh. Ai është i veshur me uniformë ushtarake dhe mban flamurin e Ukrainës lart, ndërsa është i kthyer nga perëndimi.

Revista tha se ilustrimi i kopertinës, nga Barry Blitt, quhej “Resilience”.