Lajme

Në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, u kryen rreth 20 mijë vizita emergjente për gjashtë muaj

08/02/2023 14:44
nga:N K

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka qenë e mbingarkuar, shkruan Gazeta Blic.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së përmes një postimi në facebook, thuhet se 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e po ashtu 10 mijë vizita ambulantore në profile të ndryshme pediatrike.

Lajmin e plotë, mund ta gjeni më poshtë:

/GazetaBlic/