Në Klinikën e Kardiologjisë në Prishtinë, shtohet numri i shërbimeve, për 4 ditë janë trajtuar 14 raste të pacientëve me çrregullime të ritmit të zemrës, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.
“Disa nga shërbimet të cilat më parë qytetarët detyroheshin t’i merrnin jashtë vendit, tashmë kanë filluar t’i marrin në QKUK, si rezultat i përmbushjes së objektivës së MSh”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në këtë klinikë trajtimi i 14 rasteve me çrregullime të ritmit kardiak brenda 4 ditëve, është bërë falë bashkëpunim me ekspertët elektrofiziolog nga Bullgaria, Prof. Vassil Traykov dhe kryemjeku Dr.Valon Spahiu i cili vepron në Heilbronn, Gjermani.
/GazetaBlic/


