Lajme

Në këto momente po ndodh takimi || VV e PDK afër arritjes së koalicionit: Kështu pritet të ndahet “torta e pushtetit”

01/04/2022 21:56
nga:Gazeta Blic

Drejtuesit e Lëvzijes Vetëvendosje dhe të PDK-së në Gjilan janë duke zhvilluar takim në këto momente.

Gazeta Blic merr vesh se këto dy parti janë shumë afër të arrijnë koalicion për bashkëqeverisje.

”Në këto momente po zhvillohet takimi ndërmjet drejtuesve të VV-së dhe të PDK-së në Gjilan. Në takim po marrin pjesë kryetari i Gjilanin Alban Hyseni, derisa nga PDK kryetari i degës, Riad Rashiti dhe ish- kandidatja për kryetare Leonora Morina- Bunjaku”, thotë burimi i Gazeta Blic.

Merret vesh se të dy palët janë afër dakordimit që PDK t’i marrë katër drejtori dhe nënkryetarin.

“PDK do t’i marrë 4 drejtori dhe në kryetarin”, potencoi ky burim, derisa pritet që shpejt të dalin edhe me njoftim për detajet.

Zyrtarisht as nga VV e as nga PDK nuk kanë komentuar deri më tani rreth takimit dhe marrëveshjes eventuale.

Ndryshe, Alban Hyseni e mposhti në balotazh Lutfi Hazirin e LDK-së.