Lajme

“Në këto kohë të vështira na duhet pajtim”- Daut Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e dy zyrtarëve të PDK-së

09/09/2021 09:51
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj në shkrimn e tij thotë se në këto kohë të vështira na duhet pajtim.

“Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar Komune të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj.
Ngushëllime familjarëve dhe miqve” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë: