Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik–18 gusht 2021.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për komunën e Dragashit është 1090.