Zgjedhjet Lokale

Në këtë orë pritet të votojë nesër Lumir Abdixhiku dhe kandidatët për kryetarë komunash nga LDK-ja

11/13/2021 18:39
nga:Y I

Shtabi Zgjedhor i LDK-së ka njoftuar rreth orarit se kur do të votojë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatët për kryetarë komunash nga ky subjekt politik, përcjell Gazeta Blic.

Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovēs ju njofton se kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga bashkëshortja Albina, nesër më 14 nëntor 2021, në Zgjedhjet Lokale, voton në SHF “Faik Konica” në Prishtinë në orën 10:00.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Kristalja, voton në orën 09:00, në Fakultetin Ekonomik/Juridik qendra 1913E, në kryeqytet.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me zonjën e tij Mirveten, votojnë në orën 10:00, në SHF “Abaz Ajeti”, në Gjilan.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni dhe zonja e tij Luljeta, votojnë në orën 11:00, në SHF “Luigj Gurakuqi”, në fshatin Batllavë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha dhe zonja e tij Hafizja, votojnë në orën 08:00, në SHF “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe të Komunës së Fushë Kosovës.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti dhe zonja e tij Bukurija, votojnë orën 10:30, në SHF “Ahmet Hajdari”, në fshatin Begunc të Komunës së Vitisë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe zonja e tij Igballja votojnë në orën 10:30, në SHF “Nazmi Zhegrova”, në fshatin Stanoc i Poshtëm.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Istogut, z. Ilir Ferati dhe zonja e tij Shpresa votojnë në orën 10:00, në SHF “Martin Camaj”, në Gurrakoc.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu dhe zonja e tij Lumnija, votojnë në orën 11:00, në SHF “Edmond Hoxha”, në Junik.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini dhe zonja e tij Bademja, votojnë në SHMU “28 Nëntori”, në Bresane, Dragash.