Sporti

Në këtë orë fillon meçi Donjeta Sadiku – Caroline Dubois

07/26/2021 19:54
nga:Lorik J

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe sonte pas mesnate në Lojërat Olimpike.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.

Ky cilësohet si një meç tejet i vështirë për Donjeta Sadikun, pasi Caroline Dubois është kampione botërore në kategoritë e reja.

/GazetaBlic Sport