Lajme

Në këtë orë falet namazi i Kurban Bajramit

07/07/2022 11:09
nga:N M

Të shtunën, më 9 Korrik të gjithë besimtarët muslimanë do të festojnë Kurban Bajramin

BIK ka njoftuar se Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:43 të mëngjesit.

“Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Buhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua ka uruar festë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë.

Aksioni antidrogë: Arrestohen 3 persona në Kaçanik, sekuestrohen 5 kg marihuanë