Lajme

Në kërkim të ‘të fortëve’ të botës së krimit/ SPAK aksion në disa qytete

05/19/2022 10:07
nga:G B

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka ndërmarrë aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, aksioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan.

Sipas informacioneve, 13 urdhër-arreste janë vetëm në Elbasan, një prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend.

Janë në kërkim personazhe të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj në Lezhë, Suel Çela dhe Kamber Mehja në Elbasan, apo Fatos Gosa në Peqin. Disa prej personave në listën e SPAK tashmë janë në burg.

Sipas informacioneve, një oficer policie, bashkëpunëtor i dyshuar me struktura të krimit është vënë në pranga.