Lajme

Në kërkim për vrasjen e gruas shtatzënë, policia gjen në liqen trupin e 36-vjeçarit

04/28/2023 12:19
nga:Gazeta Blic

36-vjeçari David Yates ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e partneres së tij Marelle Sturrock. Ajo u gjet e vdekur në apartamentin që ata ndanin së bashku.

Marelle Sturrock e cila ishte me profesion mësues, ishte në javën e 29 të shtatzënisë kur u gjet e vrarë.

Policia kishte kërkuar në Mugdock Country Park, 9 milje larg shtëpisë së tyre. Ata gjetën trupin e një burri në një rezervuar dhe megjithëse ende nuk është bërë identifikimi zyrtar, mendohet se është trupi i David Yates

Pavarësisht se hetimi mbetet në vazhdim, asgjë nuk vërtetn deri më tani përfshirjen e dikujt tjetër në vrasjen e saj.