Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim nga autoritetet britanike.
Në kuadër të operacionit të koduar Wanted”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Premal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin në Mbretëria e Bashkuar, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster, Mbretëria e Bashkuar, ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


