Lajme

Në Indi një 70 vjeçare lind për herë të parë

10/18/2021 16:37
nga:Q R

Indianja, Jivunben Rabari, është bërë nënë për herë të parë në moshën 70 vjeçare.

Sidoqoftë, ajo nuk pati ndonjë dokument identifikimi për ta dëshmuar këtë moshë, por pohon se i ka 7 dekada jetë.

Rabari dhe burri i saj, Maldhari janë nga një fshat i quajtur Mora në Gujurat të Indisë, shkruan Daily Mail.

Edhe po i pati 70 vjet, është një tjetër grua në Indi më e vjetër se ajo që ka lindur fëmijë. Bëhet fjalë për një 74 vjeçare që i kishte lindur dy binjake më 2019.

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë