Sporti

Në Honduras shkaktohet një ndër ndërhyrjet më brutale në histori të futbollit

09/18/2023 15:13
nga:E K

Mbrojtësi i CD Marathnn, Andre Orellana u përjashtua me karton të kuq për një “ndërmarrje të tmerrshme” në fundin e ndeshjes kundër Olimpias, në Ligën e Parë të Hondurasit.

Një gol i minutës së 84-të nga Kevin Lopez i dha liderëve të ligës Olimpia tre pikë vendimtare në ndeshjen e së dielës kundër Marathon.

Por, një ndërhyrje serioze e rrezikshme nga mbrojtësi i krahut 21-vjeçari Andre Orellana u bë lajmi kryesor i ndeshjes, shkruan Lajmi.net.

Siç mund ta shihni nga pamjet më poshtë, Orellanas iu dha një karton i kuq direkt pasi goditi me të dyja këmbët Carlos Pineda dhe German Mejia me një kërcim të jashtëzakonshëm.

Kjo video është bërë virale.