Lajme

Në hapjen e fushatës së Listës Serbe ne Veri edhe qytetarë që kanë ardhur me autobus nga Serbia

12/17/2025 12:35
nga:Y I

Lista Serbe sot hap fushatën e saj për zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 28 dhjetor.

Në hapjen e kësaj fushate e cila do të mbahet në sallën e sportit në veri të Mitrovicës, po marrin pjesë edhe qytetarë që kanë ardhur me autobusë nga Beogradi.

Para objektit ku do të mbahet tubimi janë edhe Policia e Kosovës dhe EULEX-i.