Lajme

Në Gjermani bëhet thirrje që çdo person të vaksinohet me dozën shtesë, për shkak të valës së katërt të COVID-19

11/05/2021 18:43
nga:M K

Ministrat rajonalë të shëndetësisë në Gjermani kanë rënë dakord që çdo person në vend të vaksinohet me dozën përforcuese anti-COVID pasi vala e katërt e pandemisë po zmadhohej në vend.

Sipas The Guardian, Jens Spahn, ministri federal i shëndetësisë gjithashtu ka bërë thirrje për të njëjtën kërkesë.

Sidoqoftë, komisioni gjerman i vaksinave, Stiko, i ka miratuar dozat përforcuese vetëm për personat mbi moshën 70-vjeçare dhe me ata që kanë sëmundje ekzistuese që janë më të rrezikuar.

Thirrja vjen pasi Gjermania të premten regjistroi 37 mijë raste të reja në 24 orët e fundit – një rritje rekorde për të dytën ditë me radhë.

Ministrat e shëndetësisë nga 16 shtetet e Gjermanisë u takuan për dy ditë bisedimesh se si duhet trajtuar trendi në rritje.

“Shtetet federale pajtohen që të gjithë personat që kanë kryer vaksinimin e plotë gjashtë muaj më parë ose më shumë, do të duhet të jenë në gjendje të marrin dozën përforcuese”, ka deklaruar, ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek.