Lajme

Në gjendje të dehur sulmon zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari

12/24/2023 09:00
nga:G B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në kryerje të detyrës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prizren, të shtunën e 23 dhjetorit.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësorë.

I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe pas këndelljes është intervistuar e më pas është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit.

Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.