Shtatë pacientë nga Maqedonia e Veriut që po trajtohen në Spanjë janë në gjendje stabile.
Kështu ka deklaruar Ambasada e Spanjës në Shkup për agjencinë e lajmeve, MIA.
“Të shtatë pacientët e lënduar nga zjarri i lokalit të natës në Koçan, të cilët janë transportuar për mjekim në Spanjë janë në gjendje stabile”, shkruan MIA të ketë deklarua ambasada.
Nga zjarri në klubin e natës në Koçan të dielën më 16 mars kanë vdekur 59 persona.