Showtime

Në gjendje jo të mirë shëndetësore, çfarë i ka ndodhur këngëtares Rina Balaj

09/25/2022 19:02
nga:Gazeta Blic

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy.

Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.
Së fundmi Rina ka konfirmuar ndarjen nga artisti SinBoy me të cilin kishte një lidhje disavjeçare. E dihet se çdokush pas ndarjes ka nevojë për pak relaks e prej disa ditësh Rina po shijon pushimet në Tanzani e këtë na e ka treguar vetë bukuroshja me anë të postimeve në rrjete sociale.

Vetëm pak më parë Rina ka shqetësuar të gjithë fansat, pasi me anë të një Instastory ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë, pasi shkruan;

“Tani jam sëmurë”

Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze.

Top Albania Radio shkruan se të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.